Bashkimi Evropian ia ka ndaluar “nën shqyrtim” pagesat zhvillimore Palestinës.
Kjo pas sulmit terrorist të kryer nga grupi Hamas në Izrael.
Shuma totale kap vlerën e 691 milionë eurove.
Kështu bëri të ditur, komisioneri për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi.
“Të gjitha pagesat do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”, tha ai.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, njoftoi se të marten ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, do të takohen në një takim urgjent të martën për të diskutuar situatën në Izrael dhe në rajon.
Grupi Hamas i nisi sulmet me raketa ndaj Izraelit, të shtunën e 7 tetorit, ndërkaq edhe Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza.
Deri më tani raportohet se mbi 1 mijë persona janë vrarë në Gaza dhe Izrael.