Drejtori ekzekutiv në IKD, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se BE-ja, Borell dhe Komisioni Evropian nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe të tolerojnë që Serbia të kthehet në parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.
Këtë reagim Miftaraj e ka bërë pasi në Beograd nisi takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe dhe vartësit e tij të strukturave ilegale në Kosovë, ku i pranishëm është edhe Milan Radoiçiq, i futur në listën e zezë të SHBA-së – i cili në fillim të qershorit u shfaq në veri të Kosovës. Në Kosovë për të është ende në fuqi një urdhërarrest.
Reagimi i plotë i Miftarajt:
Radoiçiq prapë në takim krah për krah me Vuçiqin.
Radoiçiq i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.
Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.