BE-ja dënon sulmet me raketa të palestinezëve kundër Izraelit

BE-ja dënon sulmet me raketa të palestinezëve kundër Izraelit

Bashkimi Evropian i dënoi sulmet me raketa në territorin e Izraelit, duke bërë thirrje nga të gjitha palët që të synojnë ulje të tensioneve për ta parandaluar rritjen e numrit të viktimave civile.



Palestinezët hodhën grumbuj raketash në drejtim të territorit të Izraelit, ndërsa ushtria izraelite u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza deri në orët e hershme të së martës, në një eskalim dramatik të përleshjeve në Jerusalem.

“Hedhja e raketave nga Gaza kundër popullsive civile në Izrael është tërësisht e papranueshme dhe i ushqen dinamikat e eskalimit”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian, të publikuar në orët e vona të së hënës.

“Shtimi i konsiderueshëm i dhunës së Bregun e pushtuar Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Gazën e zonat përreth saj, duhet të ndalet menjëherë”, thuhet më tej në deklaratë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të hënën i dënoi sulmet me raketa nga Gaza kundër Izraelit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të bëjnë hapa për uljen e tensioneve.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, të hënën e dënoi dëbimin e familjeve palestineze në Jerusalemin Lindor, duke i cilësuar si ilegale dhe duke thënë se ato shërbejnë vetëm për rritjen e tensioneve në terren.

Related Articles