Zelensky paralajmëron sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës: Mund të ndodhë në ditët në vijim

Zelensky paralajmëron sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës: Mund të ndodhë në ditët në vijim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një sulm të ri masiv ndaj vendit të tij, i cili mund të ndodhë në ditët në vijim.

Në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes, të mbajtur të enjten, Zelensky tha se autoritetet ukrainase kanë informacione për përgatitjen e një sulmi të ri nga forcat ruse.

“Fatkeqësisht, kemi informacione për një sulm të ri masiv që po përgatitet nga rusët”, deklaroi ai.

Kreu i shtetit ukrainas u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’u kushtojnë vëmendje alarmeve për kërcënime me raketa gjatë ditëve në vijim.

Ai gjithashtu paralajmëroi Moskën se Ukraina do të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi rus.

“Në ditët në vijim, ju lutem kushtojini vëmendje alarmeve për kërcënime me raketa. Dhe në Rusi duhet ta dinë se ne do të rindërtojmë atë që është e jona dhe do të ripërgjigjemi ndaj çdo sulmi rus”, u shpreh Zelensky.

Ky është paralajmërimi i dytë i presidentit ukrainas brenda kësaj jave për një sulm të mundshëm masiv rus.

Related Articles