BE-ja i reagon Qeverisë: Duhet zbatim i marrëveshjes, jo vetëm deklarata

BE-ja i reagon Qeverisë: Duhet zbatim i marrëveshjes, jo vetëm deklarata

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për rtv21 tha se duhet hapa konkretë dhe jo vetëm deklarata.

“Ne mirëpresim gatishmërinë e deklaruar të Kosovës për të filluar zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit, kërkojmë që të përputhet deklarata me veprime konkrete dhe të fillojë ta bëjë këtë menjëherë. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të dialogut pa ndonjë vonesë të mëtejshme apo vendosjen e parakushteve të reja në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Dështimi për të zbatuar atë që është rënë dakord do të ndikojë në aftësinë e tyre për të avancuar në aspiratat e tyre evropiane. BE-ja është lehtësuesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo palë në marrëveshje”, tha Stano.

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjet për normalizim të marrëdhënive, por ka shtuar se partneriteti në zbatim është i pamundur pa respektimin e plotë të marrëveshjeve nga Serbia.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se ky është obligim ligjor i qeverisë. Por, kryeminkstri Kurti ka thënë nuk e themelon Asociacionin… Qeveria e ka quajtur draftstatutin evropian një non-paper pa nënshkrim.

Related Articles