Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se rritja e dhunës në Bregun e pushtuar Perëndimor që kur ka shpërthyer lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – nënkupton se ky territor rrezikon të bëhet një “Gazë e re”.
Dhuna në Bregun Perëndimor, që Izraeli e ka pushtuar më 1967, është rritur që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë më 7 tetor.
Borrell tha se Izraeli po hap “një fron të ri… me një synim të qartë: ta shndërrojë Bregun Perëndimor në një Gazë të re, me rritjen e dhunës, delegjitimimin e Autoritetit Palestinez dhe me stimulimin e provokimeve për të reaguar me forcë”.
Izraeli po ashtu “po thotë para botës se e vetmja mënyrë për të arritur deri te një zgjidhje paqësore është aneksimi i Bregut Perëndimor dhe Gazës”, tha Borrell gjatë një takimi ministror të Ligës Arabe në Kajro.