Bashkimi Evropian sot, ka miratuar paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Duke shkruar në Twitter, presidenca suedeze e BE-së thotë: “Së bashku, vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën”.
“BE qëndron e bashkuar me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”.