Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, thotë se BE-ja mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi për një periudhë të shkurtër nëse pesë shtetet e BE-së do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
MacShane ka thënë se Putini vendosë se çka bën Vuçiq .
“POLITICO është gabim të mendosh se BE-ja ka ndikim mbi çështjen Kosovë-Serbi. Putin vendos se çfarë do të bëjë Vuçiq. BE-ja mund ta zgjidhë nesër nëse Spanja, Greqia, Sllovakia etj do ta njohin Kosovën. Kjo do të ishte ndryshimi i lojës. Nëse jo nga këtu në përjetësi”, ka shkruar ai.
Sot, kryediplomati evropian, Josep Borell, sot ka qenë nikoqir i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut.