BE me kërkesë për KPK-në: Zbatojeni plotësisht reformën

BE me kërkesë për KPK-në: Zbatojeni plotësisht reformën

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë zhvilluar sot takim me anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Rreth këtij takimi, Zyra e BE-së ka dhënë detaje në rrjetet sociale.

“Në një takim me Këshillin Prokurorial të Kosovës, BE-ja në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të saj që të zbatojnë së bashku dhe plotësisht reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të ruajnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”.

“Sundimi i ligjit është një parakusht thelbësor i BE-së”, thonë nga kjo zyre.

Related Articles