BE miratoi sanksione kundër aseteve të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit të Kremlinit

BE miratoi sanksione kundër aseteve të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit të Kremlinit

Bashkimi Evropian miratoi sanksione kundër aseteve të dezinformimit dhe manipulimit të informacionit të Kremlinit.

Pas njoftimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të dielën, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të pezullojë nga sot shpërndarjen e dezinformatave shtetërore të “Russia Today” dhe “Sputnik” në të gjithë BE-në.

Ndërsa në Twitter, Von der Leyen publikoi komunikatën për media.

“Në kohë lufte, fjalët kanë rëndësi. Jemi dëshmitarë të propagandës dhe dezinformimit masiv mbi këtë sulm të egër ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur. Ne nuk do të lejojmë që apologjetët e Kremlinit të derdhin gënjeshtrat e tyre toksike që justifikojnë luftën e Putinit ose të mbjellin farat e ndarjes në Unionin tonë”, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës Presidenti Josep Borrell tha se “sot po bëjmë një hap të rëndësishëm kundër operacionit manipulues të Putinit dhe mbyllim rubinetin për mediat ruse të kontrolluara nga shteti në BE”.

“Russia Today dhe Sputnik janë thelbësore dhe instrumentale për të çuar përpara dhe mbështetur agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky përbën një kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike të BE-së”, thuhet në kumtesë.

Related Articles