Mediat propaganduese ruse, Sputnik dhe Russia Today nuk kanë transmetim në zonën e Bashkimit Evropian.
Unioni ka marrë vendimin ta pezullojë transmetimin e tyre për shkak se sic thuhet të përhapjes së dezinformatave që po i bëjnë në periudhën derisa luftohet në Ukrainë.
“Dezinformimi po përdoret si mjet operacional sistematik i Kremlinit në rastin e pushtimit të Ukrainës”.
“Duke pezulluar transmetimin e Sputnik dhe Russia Today, ne ndërmarrim hapa kundër manipulimit dhe mbyllim rrjedhën e përhapjes së lajmeve nga mediat shtetërore ruse në BE”, ka thënë në Twitter, Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell./Gazeta Enigma/