Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka propozuar fillimin e bisedimeve me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në vendet pa roaming.
Ajo përmes një postimi në X tha se tarifat e roamingut janë problem në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Për punëtorët ndërkufitarë dhe familjet që telefonojnë të dashurit jashtë vendit. Faturat surprizë gjatë udhëtimit janë diçka që nuk e pranojmë më në BE.Sot, propozuam të fillojmë bisedimet për ta zgjeruar këtë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kos.
