Një situatë bullizuese po përjeton aktualisht banori i këtij viti i Big Brother VIP Albania, këngëtari Luiz Ejlli.
Ai prej ditësh është bërë objekt tallës nga pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë së famshme përfshirë Kejvinën, Efin, Amos, Tea dhe Olta.
Shumë persona në rrjetet sociale kanë kërkuar që të ndalet bullizmi ndaj tij dhe kjo me sa duket ka ndikuar që edhe Beatrix të bëj një reagim.
Përmes llogarië së saj në Twitter, artistja ka shkruar një status.
“Bullizuesit dhe njerëzit që qëndrojnë aty dhe nuk bëjnë asgjë për këtë kanë një vend të veçantë në ferr. #StopBullizimit”, ka shkruar Beatrix.
Bullies and people that stand there and do nothing about it have a special place in hell. #StopBullying— Beatrix Ramosaj ♛ (@BeatrixRamosaj) January 16, 2023