Veteranët e UÇK-së, kryeministri dhe presidentja ranë në heshtje, asnjëri nuk i tha lamtumirë Sabahajdin Cenës

Veteranët e UÇK-së, kryeministri dhe presidentja ranë në heshtje, asnjëri nuk i tha lamtumirë Sabahajdin Cenës

Të premten e 13 janarit ka vdekur Sebahajdin Cena, e qe për fat të keq, askush nuk u kujtua ti thotë lamtumirë.

Për vdekjen nuk u kujtuan të shkruajnë as krerët e shtetit. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti nuk u munduan të shkruajnë as edhe një fjalë.

Njejt si këta, vepruan edhe nga OVL-UÇK.

I vetmi që ka reaguar për vdekjen e Cenës, ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Cena ka qenë zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira.

Dersa në përmbyllje, Haradinaj ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Cana, përfshirë këtu edhe bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Rahovecit.

Cena ishte shtylla e mobilizimit për luftën mbrojtëse të popullit tonë. Ishte zë i fuqishëm dhe aktivist në luftën për çlirimin e Kosovës.

Sebahajdin Cena, ishte drejtor i Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut, pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related Articles