Pas lidhjes së saj me Donald Veshaj në “BBV”, Beatrix Ramosaj është emri më i përfolur në mediat rozë.
Asaj edhe këto ditë i është lakuar emri nëpër shumë media pasi që pas daljes së saj nga “BBV” e deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Trixa kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë me aktorin e njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj, gjë që u komentua jashtëzakonisht shumë.
Për lidhjes e saj brenda “BBV”, përkrahjet dhe paragjykimet për dyshen nuk munguan aspak.
Ajo përveç se kishte publikuar këngën “Faj” dedikuar Donaldit, nuk ishte lajmëruar fare.
“Para pak çastesh ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, me këngën e saj të re dhe duket mjaft mirë. Me mbushet me dashuri, jetaaa.
E keni dëgjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!”, është mbishkrimi i videos teksa Trixa këndon. /Gazeta Enigma/