Beçev: Vuçiq ia doli mbanë deri në incidentin në Banjskë, BE-ja dëshiron ta shohë zbatimin e marrëveshjes

Beçev: Vuçiq ia doli mbanë deri në incidentin në Banjskë, BE-ja dëshiron ta shohë zbatimin e marrëveshjes

Profesori i Universitetit të Oksfordit, Dimitar Beçev, ka thënë se do habitej nëse Serbia do të ndryshonte në mënyrë drastike kursin e saj në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u rreshtuan me deklaratën me të cilën Bashkimi Evropian bën thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Kremlinit.

Në pyetjen e REL-it se sa i qëndrueshëm është sipas tij qëndrimi i Serbisë – që nga njëra anë pajtohet me marrëveshjet me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe pastaj shpreh rezerva për atë që është rënë dakord, Beçev tha se Vuçiq po ia mbathte, të paktën deri në incidentin në Banjskë

“Vuçiq ia doli mbanë, të paktën deri në incidentin në Banjskë. Mendoj se qëndrimi i Vuçiqit është i qëndrueshëm – sepse Bashkimi Evropian nuk do të përdor shkopinj kundër tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, BE-ja dëshiron të shohë zbatimin e Aneksit të Ohrit për zbatimin e marrëveshjes, nga marsi i këtij viti – ndoshta edhe të nënshkruar nga Aleksandar Vuçiq.

“Logjika e aneksit është se Serbia do të sigurojë njohje de facto – për shembull, duke krijuar një zyrë ndërlidhëse diplomatike në Prishtinë dhe duke lejuar Kosovën të hapë një në Beograd. Paralelisht me këtë, Kosova të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe. Serbia e do fillimisht Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Kosova së pari kërkon njohje. Por, Bashkimi Evropian (dhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar) po bëjnë presion që kjo të ndodhë së bashku”, ka thënë Beçev.

Sipas tij, “Pa vonesë apo parakusht” në deklaratë i referohet kësaj.

Related Articles