Bedri Greca ende i lëkundur për të ardhmen

Bedri Greca ende i lëkundur për të ardhmen

Bedri Greca ishte pa dyshim një nga protagonistët e këtij sezoni te Kastrioti, megjithatë tashëm është një futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me krutanët dhe nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për rinovim.

Siç zbulon vetë sulmuesi anësor për SuperSport, palët vijojnë bisedimet për rinovim dhe vetë Greca duket se do t’i japë përparësi Kastriotit, ndonëse ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë as nga klube të tjera të Superiores.

Gjithashtu për sulmuesin ka pasur oferta edhe nga jashtë, megjithatë për arsye familjare, duket se Greca ka vendosur të qëndrojë në Superiore, ku do të vlerësojë të gjithë mundësitë, natyrisht duke lënë një kanal më preferencial për Kastriotin.

Sezonin që lamë pas Greca luajti 31 ndeshje me fanellën e krutanëve, duke shënuar 5 gola dhe asistuar katër të tjerë, teksa ishte titullar i padiskutueshëm në formacionin e Kastriotit.

Related Articles