Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka befasuar me një deklaratë, ku tha se nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Osmani shpreson se shteti serb nuk është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell klankosova.tv.
”Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi”.
”Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin Top Tema.