Pas sulmit në mbrëmjen e së dielës Paçarizi shprehet se mendja i shkon për të mbajtur armë në shtëpi si vetëmbrojtje nga rreziqet si një natë më parë në Aktash, (ai jeton në këtë lagje), pasi siq thotë ai shteti i Kosovës dhe Policia e saj, nuk po arrin ta mbrojë atë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Së pari duhet të them se unë jetoj në këtë lagje, banesa ime është 200 metra larg ngjarjes së mbrëmshme. Mund të them se lagjja ka qenë në panik, e cila është një lagje jashtëzakonisht e qetë. Aktashi mbrëmë ka qenë i tmerruar, ka qenë skenë lufte. Të shtëna me kallash nikov janë dëgjuar aty në ‘99-ën kur kanë gjuajtur ushtria serbe”, tha Paçarizi në Rubikon.
“Ku qëndron problemi është se si munden këta individë të kenë aq shumë armë dhe shteti mos ta dijë. Nuk ka mundësi që shteti mos me ditë. Të gjithë njerëzit që mbajnë armë ilegale janë të rrezikshëm për shoqërinë, janë të rrezikshëm për mua. Unë nuk mbajë armë në shtëpi, nuk e di tash e tutje a do të mbajë armë në shtëpi”.
“Shtetit të cilit unë i paguaj taksa, e i cili ka një polici e cila duhet të më mbrojë, mua nuk po arrin të më mbrojë. Tash a duhet unë të vetëmbrohem, nuk e di se a ka ardh Prishtina, Kosova në atë gjendje, sa unë duhet të mendoj se a duhet me pas një armë në shtëpi për të mbrojtur veten dhe pjesëtarët e tjerë të familjes”.