Begaj për Kadarenë: Jo vetëm Shqipëria e shqiptarët por Kadarenë e humbën Ballkani, Evropa dhe bota

Begaj për Kadarenë: Jo vetëm Shqipëria e shqiptarët por Kadarenë e humbën Ballkani, Evropa dhe bota

Ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit, shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Për vdekjen e njërit ndër shkrimtarët më të arritur shqiptar ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Jo vetëm Shqipëria e shqiptarët, por Begaj thotë se Kadarenë e humbën Ballkani, Evropa dhe bota.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkruan Begaj në Facebook. /Gazeta Enigma


Related Articles