Begaj uron Pavarësinë e Kosovës

Begaj uron Pavarësinë e Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, po merr pjesë në pritjen shtetërore të liderëve kosovarë në nder të Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta “Eenigma”.

Në fjalën e tij ai tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si meritë e një përpjekjeve titanike të një populli të padorëzueshëm.

“Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul dhe nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit”, ka thënë Begaj

“Sot e përjetë nderojmë arkitektin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demaçin, nderojmë komandantin legjendar, Adem Jasharin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Begaj po ashtu nderoi dëshmorët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e vendit. /Gazeta Enigma/

Related Articles