Begaj vlerëson marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet: Në interesin e mirë të të gjithë qytetarëve

Begaj vlerëson marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet: Në interesin e mirë të të gjithë qytetarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me një postim në Twitter për marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen respektivisht në kufi.

Begaj shkruan se kjo marrëveshje është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai ka shprehur edhe mirënjohjen për SHBA dhe BE në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës ???????? dhe Serbisë ????????, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirënjohje për mbështetjen e BE ???????? & SHBA ????????”, shkruan Kreu i Shtetit.

Related Articles