Kontratë e re deri në vitin 2027 me opsion qëndrimi edhe për një vit tjetër i është ofruar Amir Rrahmanit, kapitenit të Kosovës.
Zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës së re pritet të bëhet zyrtare shumë shpejtë, ka njoftuar “Sky Sport” i Italisë të mërkurën në mbrëmje.
“Qendërmbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për të vazhduar deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon. Asgjë nuk mungon në këtë marrëveshje, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet shumë shpejtë”, ka shkruar mediumi italian.
29-vjeçari ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat me Napolin këtë edicion. Ka shënuar dy gola ndërsa e ka edhe një asistim.
Me Napolin është afër titullit të parë pas një periudhe të gjatë, ndërsa me skuadrën shkroi historinë duke u kualifikuar për herë të parë në histori të klubit deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.