Pacolli reagon pas deklaratës së Naim Murselit

Pacolli reagon pas deklaratës së Naim Murselit

Pas seancës së sotme gjyqësore kundër Naim Murselit, ku u diskutua edhe për një kredi të garantuar nga Behgjet Pacolli për familjen Murseli, Pacolli ka dhënë një reagim për media, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka sqaruar se familja Murseli kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona, dhe se nga kjo kredi janë kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro.

“Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi). Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona”, ka shkruar ai.

Pacolli gjithashtu ka theksuar se Naim Murseli ka kryer punë në kompensim, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe disa platformave në rrjetet sociale. Ai ka nënvizuar se nuk ka pasur asnjë trysni apo kërkesë për kthim urgjent të shumës.

“Nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë këthim urgjent”, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i Pacollit vjen pas deklaratës së Naim Murselit në gjykatë, ku ky i fundit kishte bërë komente rreth huasë dhe marrëveshjeve financiare me familjen e tij.

Related Articles