Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, pasi ky i fundit kërkoi që “të gjithë ta pranojnë vendimin e një gjykate të pavarur”, duke folur për aktgjykimin në pritje të Gjykatës Speciale.
Behrami shkruan se drejtësia selektive është padrejtësi me vulën zyrtare të BE-së.
“Historia nuk gjykohet në sallat e gjykatave, por në kujtesën e një kombi. Pse BE vazhdon agjendat e individëve të Kremlinit të sanksionuar nga SHBA-të dhe të Dick Marty edhe pas vitit 2022? Kjo kërkon një përgjigje.”
Ai thekson se Gjykata Speciale nuk funksionon sipas ligjeve të Kosovës, siç ishte parashikuar, por si një degë e EULEX-it që shpesh shmang edhe kornizën ligjore vendore.
Sipas Behramit, Jack Smith i ka thënë Kongresit se ai punon për një “Tribunal Evropian”, jo për një gjykatë të Kosovës.
Behrami pyeti ambasadoni gjermani se “Kur ka qenë hera e fundit që një ambasador i BE-së ose gjerman në Beograd ka kërkuar publikisht llogaridhënie ose ekstradim nga Vuçiq dhe Serbia?”.
