Depeuteti i PDK’së, Artan Behrami, përmes një reagimi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ai, nënvlerësimin e Glauk Konjufcës, raporton Gazeta “Enigma”.
Behrami përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se është e pakuptueshme se si Konjufca mund të qëndrojë ende në VV, pasi kjo parti ka propozuar “pesë dështakë para emrit të tij”.
Statusi i plotë:
Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.
Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.
Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.
VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.
Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!