Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, pak para se të nis seanca e tretë kosntituive u deklarua për media.
Behrami theksoi se është i gatshëm për zgjedhje, e gjithashtu edhe për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
“Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje, por mbi të gjitha jemi të gatshëm për me zhbllokuar këtë proces ashtu siç ka paralajmëruar edhe zonja Çitaku. Po hy brenda me shpresë që procesi do zhbllokohet dhe të kemi një konstituim sa më të shpejtë të institucionit të Kosovës, sepse zvarritja për momentin i konvenon vetëm LVV-së, por assesi qytetarëve të Kosovës”- u shpreh Behrami.