Behrami: Mirë që Kurti iu nënshtrua një kursi intensiv për demokraci, që ta kuptoj sa i rëndësishëm është dialogu

Behrami: Mirë që Kurti iu nënshtrua një kursi intensiv për demokraci, që ta kuptoj sa i rëndësishëm është dialogu

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së 21-të për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Partia e LVV dhe deputeti Albin Kurti edhe njëherë është duke shpërfaqur një arrogancë të cilën gjithmonë e ka pasur, është duke shpërfaqur një tendencë me dominua mbi të tjerët për të vendosur diktat mbi të tjerët”, tha Behrami.

Tutje ai ka shtuar se “tash e 29 vite ne kemi qenë shumë të durueshëm ndaj sjelljeve dhe dhunës politike të cilën ky njeri e ka udhëhequr, por tash e tutje Kosova nuk mund ta toleroj më”.

“Unë besoj se zgjidhja për këtë ngërç është te ai, është mirë që iu ka nënshtruar një kursi intensiv për demokraci dhe tani ka për ta kuptuar se sa i rëndësishëm është dialogu, se sa i rëndësishëm është kompromisi, sepse Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës në epiqendër të saj e kanë dialogun dhe konsensusin, nuk e kanë arrogancën”, deklaroi ai.

“Atë ditë që Kurti heqë dorë nga arroganca atë ditë edhe mund të zhbllokohet situata, PDK është në gjendje të krijoj zgjidhje dhe alternativa që të kalohet ky ngërç. Por insistimi në një emër për kapjen e institucioneve votuesit e Kurtit duhet ta kuptojnë se Kurti është duke i votuar edhe votuesit e vet duke i thënë se ja çfarë ju ndodh nëse nuk më jepni votën”, ka theksuar Behrami.

“Edhe për neve si deputet për familjen time dhe rrethin tim është turp me ardhur dy minuta dhe me dal”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles