Behrami: Kurti me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar

Behrami: Kurti me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj komenteve të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me Shtetet e Bashkuara.

Behrami e akuzoi Kurtin për “anti-amerikanizëm të hapur” dhe tha se retorika e Kurtit rrezikon raportet strategjike të Kosovës.

“Faleminderit që për herë të parë u bë i sinqertë! Më në fund me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Çka mësuam nga ekspedita e Albin Kurtit në shtetin, i cili po e afron Serbinë kah Perëndimi në kurriz të Kosovës?!

E vetmja herë kur Albin Kurti nuk rren qenka kur thotë “Të jem i sinqertë”.

Faleminderit që për herë të parë u bë i sinqertë! Më në fund me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!

Tha sapo e forcuam sovranitetin dhe demokracinë, Amerika u çu kundër.

E pabesueshme!

Paramendo, Amerika, si epiqendra e demokracisë në botë, si investuesi më i madh i lirisë, pavarësisë, shtet-ndërtimit.

Amerika që ta ka ndërtu Policinë, që sot e dërgon në veri, që ta ka ndërtu ushtrinë, t’i ka trajnuar ushtarët, ta ka armatosur ushtrinë.

Amerika që ta ka ndërtuar AKI-në, t’i ka ushtruar agjentët!

Amerika që ka harxhuar mbi 30 miliardë dollarë në tri dekadat e fundit për të na bërë të lirë, për të na mbrojtur, për sovranitetin tonë.

Amerika akuzohet sot nga Rusia dhe Kina se ka thyer të gjitha ligjet dhe rregullat ndërkombëtare për lirinë, pavarësinë e Kosovës.

Ky është një mosmirënjos kriminal!

Tha po ashtu se SHBA-ja, bashkë me BE-në dhe shtetet perëndimore, po mundohen të shkëpusin Serbinë sadopak nga ndikimi i Rusisë.

Ndërsa, Rusia po mundohet që ta mbajë Serbisë larg ndikimit të SHBA-së, BE-së dhe shteteve të perëndimit.

Por, tha ky nuk është problemi i tij. Pra, problemet e Amerikës nuk janë probleme të Kosovës.

Skandaloze!

Albin Kurti, duke kundërshtuar SHBA-në, BE-në dhe shtetet perëndimore, po pozicionohet përkrah politikës së Rusisë.

Por, një gjë duhet ta dijë Albin Kurti:

Ti je problemi më i madh që sot ka Kosova!

Interesat amerikane asnjëherë nuk kanë qenë kundër interesave të Kosovës.

Ti nuk i përfaqëson fatkeqësisht asnjërën. As interesat amerikane, as interesat e Kosovës.

Ti i përfaqëson vetëm interesat…

Related Articles