Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë me dije se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është duke u preokupuar me asnjë problem me të cilën po përballet Kosova.
Derisa ka numëruar problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës, Behrami ka vlerësuar se Kurti aktualisht preokupuar vetëm për një gjë problem.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti tani është i preokupuar vetëm si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare
“Albini nuk është i preokupuar me sanksionet e BE-së! Albini nuk është i preokupuar as me çmimet e larta të energjisë elektrike! Albini nuk është i preokupuar as me marrëdhniet e shkatërruara me SHBA-në! Albini nuk është i preokupuar as me padrejtësitë dhe rishkrimin e historisë së UÇK-së dhe të Kosovës në Hagë. Albini nuk është i preokupuar as me rastet e dhunimeve dhe vrasjen e grave. Albini nuk është i preokupuar as me ndriçimin e rastit të Deharit. Albini nuk është i preokupuar as me të zhdukurit me dhunë gjatë luftës. Albini nuk është i preokupuar as me mungesën e perspektivës për të rinjtë! Albini nuk është i preokupuar as me kërcënimet e sigurisë nga Serbia dhe radikalizmi! Albini nuk është i preokupuar as me daljen nga kontrolla e përdorimit të substancave narkotike nëpër shkollat e Kosovës! Albini është i preokupuar vetëm për një gjë këto ditë: Qysh ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare!”, ka shkruar Behrami.