Behrami: Mjafton 1 fletëvotim i çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim

Behrami: Mjafton 1 fletëvotim i çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim

Deputeti PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se “mjafton vetëm një fletëvotim i gjetur me numër serik të çrregullt, që Mitrovica të shkojë në rivotim”.

Sipas tij, një fletëvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera, derisa ai pretendon se në çdo shkollë të Mitrovicës ka pasur fletëvotime të këtij lloji.

Behrami shton se “mbi 86% prej tyre janë vota për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Faton Pecin”.

“Për hajnat me tri ndërrime: Mjafton vetëm një – vetëm një fletëvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim. Një fletëvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera. Në çdo shkollë ka pasur fletëvotime të tilla.  Mbi 86% prej tyre janë vota për Faton Pecin”, ka shkruar Behrami.

Related Articles