Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, u deklarua sot lidhur me zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas tij kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka monitoruar aksionin nga Zyra e Kryeministrit.
“Kur ndodhi sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë – Albin Kurti ishte në kokërr të gjumit në një hotel me 5 yje në Zvicër. Mbrëmë, aksionin e Njësive Speciale të maskuara, të armatosura deri në dhëmbë kundër Drenicës e monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë”, tha ai.
“Serbinë, armikun real të Kosovës e ka zëvendësuar me armiq imagjinarë! Ku? Në Drenicë – në epiqendrën e patriotizmit shqiptar”, ka thënë Behrami./Gazeta Enigma.
