Behrami reagon pasi Specialja ia ndaloi vizitat te Thaçi: Nuk do të mund ta shkëpusni nga populli

Behrami reagon pasi Specialja ia ndaloi vizitat te Thaçi: Nuk do të mund ta shkëpusni nga populli

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Hagës, për t’ia kufizuar vizita ish-presidentit Hashim Thaçi ndaj 11 personave që i ka futur në “listën e Vizitorëve të Rrezikshëm”.

Në këtë listë bën pjesë edhe vetë deputeti Behrami.

Behrami e cilësoi atë si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Ai tha se vendimi në fjalë është krejtësisht jashtë kontekstit kohor”dhe “pjesë e një skenari të qëllimshëm të Gjykatës për të krijuar drama dhe spektakle”.

“Është shumë e dhimbshme të shihet se si Gjykata aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolimin total të Presidentit Thaçi” theksoi ai.

Deputeti i PDK-së, e ka akuzuar Gjykatën se po përpiqet ta shkëpusë Presidentin Thaçi nga populli i tij, duke shtuar me ironi:

“Ju ka mbetur vetëm ta dërgoni në Hanë për ta izoluar krejtësisht, se izolimi që po ia bëjnë në Hagë po u duket pak!”, deklaroi ai.

Në përfundim të reagimit të tij, Behrami shkroi: “Kot e keni. Asnjëherë nuk do të mund ta shkëpusni nga populli!”.

Related Articles