Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre, kanë njoftuar se “për herë të parë FSK-ja ka zbarkuar si ushtri në veri të vendit“.
Pas këtij njoftimi, reagimet kanë qenë të shumta, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami – deklaroi se shkuarja e FSK-së në veri ka është shkak i marrëveshjes së ish-presidentit Hashim Thaçi me NATO-n, njofton Gazeta Enigma.
Postimi i plotë:
Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
Jam i bindur që FSK-ja do ta gjejë trupin e mërgimtarit 33-vjeçar në Ujman, meqë është ushtri e trajnuar dhe profesionale.
E kam thënë:
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:
Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.
Më pas e kanë pranuar!
Në fund e kanë promovuar!