“Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet” – Sveçla i bën thirrje diasporës të regjistrohen si votues

“Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet” – Sveçla i bën thirrje diasporës të regjistrohen si votues

Edhe 18 ditë përfundon afati i regjistrimit si votues nga mërgata në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen, duke thënë se më këtë veprim, zëri i tyre do të dëgjohet.

“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni kudo në mërgatë, kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata. Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Regjistrohuni dhe votoni!”, thuhet në njoftimin e Sveçlës. /Gazeta Enigma/

Related Articles