Bejtullahu: Persona të maskuar në veri na gjuajtën me gurë dhe na fyen (VIDEO)

Bejtullahu: Persona të maskuar në veri na gjuajtën me gurë dhe na fyen (VIDEO)

Sot gjatë ditës një ekip i Klan Kosovës është sulmuar nga persona të maskuar në veriun e Kosovës.

Ata janë gjuajtur me gurë derisa gazetari Haris Ademi, po bëhej gati të realizonte një stand up për të raportuar.

Kameramani Agon Bejtullahu, në Info Magazine në Klan Kosova ka folur rreth momentit të sulmit.

“Momenti kyç ishte kur kolegu Harisi u përgatit ta bënte një stand up, për zhvillimet në atë pjesë. Personat që na gjuan me gurë nuk u vërejtën. Deri atëherë nuk kemi pasur rrezikshmëri sikurse sot dhe filluam dhe i përgatitëm. Kamera nuk ishte duke xhiruar. Dhe po e shoh Harisin duke reaguar sepse une nuk e dëgjoja zhurmën. Harisi largohet dhe unë e shtypi REC-in që i themi ne. Unë fillova të ec mbrapa duke filmuar. Aty shihen persona të maskuar duke sharë, fyer, duke gjuajtur me gurë”, tha Bejtullahu.

Related Articles