Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, në Rubikon u përball me pyetjen se a do ta linte postin e deputetit për atë të nënkryetarit të Prishtinës, apo për postin e drejtorit në ndonjë drejtori.
Berisha iu përgjigj duke i thënë “këqyre këtë fytyrë, a më ka hije të jem nënkryetar i ndokujt prej këtyre, tash imagjinoji ato fytyra”.
“Këqyre këtë fytyrë, a më ka hije të jem nënkryetar i ndokujt prej këtyre, tash imagjinoji ato fytyra. A më ka hije? Apo Zoti na ruajt, të bëhem drejtor i ndokujt, nuk ka kuptim, nuk mundem”, tha Berisha.
Ai gjatë debatit ishte pyetur edhe për mos-pjesëmarrjen e tij në ballafaqimin e kandidatëve për Prishtinë, duke thënë se “nuk erdha pasi përfitojke ai që refuzoi pjesëmarrjen [Hajrulla Çeku]”.