Bekë Berisha merr mbi 11 mijë vota dhe siguron ulësen në Kuvend

Bekë Berisha merr mbi 11 mijë vota dhe siguron ulësen në Kuvend

Ka përfunduar numërimi i votave të koalicionit AAK-NISMA në të gjitha vendvotimet, raporton Gazeta “Enigma”.

Në listën përfundimtare të kandidatëve të këtij koalicioni që kanë arritur të sigurojnë më së shumti vota, e me ç’rast do të sigurojnë edhe ulëse për legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës është edhe Bekë Berisha i cili ka siguruar 11580 vota.

Kujtojmë se në krye të listës është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që në të gjithë vendin ka arritur të grumbullojë 34 mijë e 32 vota.

Ai ndiqet nga i vëllai, Daut Haradinaj, që ka grumbulluar 19 mijë e 965 vota.

Në vend të tretë rënditet Fatmir Limaj, me 18 mijë e 611 vota, me Time Kadrijajn që jo befasisht plotëson katërshen më të votuar të koalicionit, me gjithsej 11 mijë e 819 vota. /Gazeta Enigma/

Related Articles