Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se Asociacioni ia ka humbur Kosovës 10 vite.
Deputeti Berisha ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurtit, duke thënë se kryeministri është mirë m’i lënë disa shprehje të tij.
“Këto janë marrëveshje që u ngarku shteti i Kosovës me to, tash ky si kryeministër duhet mi lanë këto shprehjet, kafja-filxhani, kerri- përpara – kali, po duhet me zbatu se është obligim ndërkombëtar. Kur po thotë nuk po don me nënshkru Vuçiqi, ska nevojë me nënshkru, kjo është punë e Kosovës”, tha Berisha në Pressing.
“Albin Kurti ose ka me pranu qitash edhe ka me ja dhanë 2 milionë rrjeteve sociale me dalë me thanë me shpikë najsen, me shpëtu prej kësaj pune. Ose ka me ikë me shku në zgjedhje edhe mandatin e dytë se po i pëlqen pushteti, ka me pranu në mandatin e dytë, edhe nuk ka rrugë tjetër. Me pranu ose me pranu”.
“Unë besoj që Kurti ka me majtë elektoratin me pollavra”, shtoi ai.
“E kemi pas një sulm terrorist, nuk jemi ma shtet i ri që na mësojnë e na nxjerrin prej lloqit të huajt, përndryshe sa i përket Asociacionit gjithmonë e kam kundërshtu, jo qysh e ka proklamu Albin Kurtin, po e diqë është marrëveshje e keqe e ka me na çu në një luftë”, tha Berisha.