Bekë Berisha: Shumë njerëz që kanë fol kundër UÇK-së, tash po dalin kundër Dimal Bashës

Bekë Berisha: Shumë njerëz që kanë fol kundër UÇK-së, tash po dalin kundër Dimal Bashës

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, para fillimit të seancës për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit tha se nuk është pishman që ka votuar pro Dimal Bashës për kryeparlamentar.

Ai u shpreh se duan t’i zgjidhin nyjet dhe të ecin përpara.

“Që paska fol diçka kundër UÇK-së, goxha do njerëz kanë folur keq kundër UÇK-së këtu, tani po dalin kundër Dimal Bashës sikur po e mbrojnë UÇK-në”.

“Na jemi duke jetuar këtu, në këto rrethana, nuk jam pishman, duam t’i zgjidhim këto nyje, të ecim përpara. Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur me votën e këtyre qytetarëve”, u shpreh tutje Berisha.

Related Articles