Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruara para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë.
Para mediave, Berisha tha se nuk ka marrëveshje për krijimin e qeverisë, dhe se i njëjti, s’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Neve na ka humbur nacionaliteti dhe kjo shoqëri është çoroditur, ashtu si Parlamenti i Kosovës. Është mirë me i mbajt fjalët ata që thoshin që nuk kanë votë për qeverinë, edhe Albin Kurti është mirë me i mbajt fjalët që ka thënë i kam votat”.
“Ne nuk kemi marrëveshje, unë nuk kam votë për këtë Qeveri, besoj se do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.
