Bekë Berisha thotë se me votim të hapur do votojë “bash kënd e qesin”: U bë bajat

Bekë Berisha thotë se me votim të hapur do votojë “bash kënd e qesin”: U bë bajat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar se në seancën e sotme, ose në atë të radhës, mund të rrëzohet propozimi për komisionin për votim të fshehtë, duke i hapur kështu rrugë kthimit në votim të hapur për kryetar të parlamentit.

Ai tha se ka deputetë që duan ta rrëzojnë këtë propozim të bërë nga kryesuesi Avni Dehari i LVV-së, e që kur të ndodh votimi i hapur pastaj ‘’duhet me kry këtë punë’’.

‘‘Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mundet me u rrëzu ai opsion është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo, atëherë në seancën e ardhshme besoj që do ta rrëzojmë sepse ka njerëz që dojnë me rrezu këtë opsion, kur të dalim në të hapur pastaj duhet me kry këtë punë se u bë bajat’’, ka thënë ai.

I njëjti, tha se pas kësaj ai do të votojë këdo që është kandidat për të kryetar.

‘’More po vallahi për bash kënd të qesin’’, tha ai.

Related Articles