Bekim Haxhiu tregon se sa i ka kushtuar blerja e veturës Q7

Bekim Haxhiu tregon se sa i ka kushtuar blerja e veturës  Q7

Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së i ftuar në Emisionin CONTEX,  në ATV ka treguar se sa i ka kushtuar blerja e veturës Q7.

“E kom ble me pare të mia, e kom shit Mercedesin, e kom marr edhe një kredit edhe e kam pagu në reformë”, ka thënë ai.

I pytur se a do t`i ndihmonte tërhqeja e trustit, për me mbulu kredin, Haxhiu thotë se nuk e ka këtë problem.

“Kredin e paguj sepse ma mbulon rroga, nuk e marr si problem me pagu kreditin”.

Ai tutje ka thënë se punët materialisht i ka pas mirë qysh edhe para luftës.

“Mercedes kom vozit para lufte, audi voziti sot. E kam gjet një kerr , e kam marr edhe po mendoj që nuk kam bërë keq”

Haxhiu thekson se veturen e ka ble me parat e tij.

“Kerrin e kam ble me parat e mia. Nuk është marre me i pas punët mirë, marre është me vjedh edhe me rrejt. Nëse ti i ke punët mirë edhe mendon për kategoritë që s`kanë është vyrtyt njerëzor me i mbështet ata që kanë nevojë, edhe mendoj që kështu duhet me funksionu”, tha ai.

Related Articles