Bekim Jashari thotë se i kanë deponuar mbi 10 ankesa në PZAP

Bekim Jashari thotë se i kanë deponuar mbi 10 ankesa në PZAP

Bekim Jashari ka bërë të ditur se i kanë deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave, shkruan Gazeta ‘Enigma’

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka akuzuar kundërkandidatin e tij për vjedhje të votave.

Postimi i tij i plotë:

Tashmë dihet nga të gjithë që votat na janë vjedhë dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.

Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë.

Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur.

Në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

Ndryshe, Fadil Nura i PDK-së e ka fituar bindshëm komunën e Skenderajt në zgjedhjet e 17 tetorit./Gazeta Enigma/

Related Articles