Beleri pritet me fishekzjarrë e brohorima në Himarë

Beleri pritet me fishekzjarrë e brohorima në Himarë

Eurodeputeti grek, Fredi Beleri, i cili ishte burgosur në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, u prit me fishekzjarre e përqafime nga banorët e Himarës, të cilët organizuan një festë pas lirimit me kusht nga qelia, ku po vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.

Fillimisht Beleri ka qëndruar në Vlorë, ku ka pasur një takim me strukturat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qytetin bregdetar.

Në Himarë ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila qëndroi në lokalin në pronësi të familjes Beleri në qytet, pikërisht në vendin ku ndodhi edhe arrestimi i tij në vitin 2023.

Pas mbërritjes së Belerit, banorë të shumtë të Himarës e përqafuan ndërsa u hodhën edhe fishekzjare

Related Articles