Dy suedezë janë qëlluar për vdekje në qendër të Brukselit, pak para ndeshjes kualifikuese të Suedisë për Kampionatin Evropian kundër Belgjikës.
Në pjesën e parë, u njoftua se ndeshja u anulua dhe niveli i kërcënimit nga terrori në kryeqytetin belg ishte rritur nga tre në katër.
Momentalisht, tifozët janë mbyllur në stadium dhe nuk lejohen të dalin jashtë tij, shkaku i sigurisë.