Belgjikë: Sulm me thikë në një autobus, një i vdekur dhe dy të plagosur

Belgjikë: Sulm me thikë në një autobus, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në qytetin Antwerp të Belgjikës, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë brenda një autobusi të transportit publik.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa sipas autoriteteve lokale, një nga të plagosurit është edhe shoferi i autobusit. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të sulmit, ndërsa motivet e tij mbeten ende të paqarta.

Kjo linjë e transportit është përballur me episode të dhunshme edhe më parë. Vitin e kaluar, një autobus u qëllua me pushkë ajri dhe ka pasur raste të shumta vandalizmi, ndërsa shoferët janë raportuar si viktima të sulmeve të ndryshme.

Policia belge po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij sulmi.

Related Articles