Belgjikë: Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve, dy viktima dhe tre të plagosur

Belgjikë: Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve, dy viktima dhe tre të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës.

Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë. Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ka plagë të lehta, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë.

Mediat vendase shkruajnë se autorët kishin skuter gjatë sulmit dhe më pas u arratisën. Hetimet do të zbulojnë nëse autorët kishin shënjestër kafenenë, apo klientët.

Dy personat e vrarë, një grua dhe një burrë dyshohet se ishin viktima aksidentale. Ka mundësi që në shënjestër të kenë qenë pronarët shqiptarë të kafenesë, shkruajnë mediat vendase./tch

Related Articles