Ben Blushi: Kosova mund të ukrainizohet, e shpëton vetëm bashkimi me Shqipërinë

Ben Blushi: Kosova mund të ukrainizohet, e shpëton vetëm bashkimi me Shqipërinë

“Komploti” është libri i fundit i Ben Blushit, për të cilin po qëndron në Kosovë.

Komploti zhvillohen në vjeshtën e vitit 2043 dhe në pranverën e vitit 2044, pra 20 vjet më vonë, kur për shkak të ndryshimeve demografike popullsia e Shqipërisë është zvogëluar, ndërkohë që shumë refugjatë po jetojnë aty. Për shkak të rrethanave dhe ndryshimit të shpeshtë të Qeverive, një afgan që martohet me një shqiptare, zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë.

Këtu fillon Komploti, për të cilin Blushi foli në emisionin radar në Radio Dukagjini.

Në këtë libër ai thotë se në qendër është Kosova.

Sipas librit, afganët që vijnë në pushtet, kërkojnë të çlirojnë Kosovën, nga pushtimi serb, e kjo krijon një komplot mes shqiptarëve dhe afganëve i cili ka një përfundim të çuditshëm.

Ai thotë se nuk e di cfarë do të ndodh në realitet me shqiptarët pas 20 vitesh sikurse edhe me gjithë botën. Këtu përmend luftërat aktuale dhe konfliktet gjithandej mes shteteve.

Blushi që ishte gazetar, pastaj politikan, ka shumë vite që i është rikthyer shkrimeve dhe mediave.

Thotë se jetojmë në një kënd të botës, relativisht të qetë, por plotësisht nuk mund të jemi të qetë kurrë, veçanërisht në Kosovë.

“E vetmja rrugë që Kosova të shpëtoj nga kjo, është bashkimi me Shqipërinë. Për shkak të ndryshimeve të pritshme në sferën globale, Rusia, Amerika. Këto të dyja krijojnë shumë konflikte, nëse këto të dyja nuk do të ishin në kaq konflikt me njëra-tjetrën nuk ndoshta nuk do të kishte konflikt në veriun e Kosovës, ndoshta nuk do të kishte konflikt në Izrael apo Ukrainë. Bota do të ishte shumë më e qetë. Këto nuk kanë marrëveshje. Rusia mendon që Kosova duhet t’i takojë Serbisë, Amerika mendon që Kosova duhet të jetë e pavarur. Nëse gjejnë pas 10 vjetësh këto të dyja një marrëveshje, e ajo marrëveshje është në dëm të Kosova, çfarë do të ndodh? E vetmja rrugë është që partitë në Kosovë të mos negociojnë më për targat por për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse ndodh kjo, nuk ka kthim mbrapa, por nëse vazhdon Kosova kështu, veriu i është i rrezikuar. Ukrainizimi i Kosovës nuk është i pamundur, nuk është i përjashtuar, me metodat dhe fuqinë që ka sot Kosova”, thotë Ben Blushi.

Blushi ka bërë krahasimin e luftës në Ukrainë dhe konfliktin në veriun në Kosovë. Ka folur edhe më gjatë për këtë temë.

Related Articles