Benfica ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Gjiganti portugez të mërkurën në mbrëmje fitoi në udhëtim te belgët e Club Bruggeit me rezultatin 2:0. Të dyja golat skuadra mysafire i shënoi në pjesën e dytë.
Joao Mario në minutën e 51-të ishte i saktë nga penalltia për 1:0, ndërsa David Neres vendosi rezultatin final të takimit, me golin e minutës së 88-të. Vendësve në fundin e pjesës së parë iu anulua një gol i Denis Odoit për pozitë jashtë loje.
Ndeshja kthyese Benfica – Club Brugge zhvillohet më 7 mars.